Karlos Tevez po merr në konsideratë idenë për t’u tërhequr nga futbollit. Sikundër deklaroi në një intervistë për “Radio la Red”, qendërsulmuesi argjentinas është ende i dyzuar për atë që do të bëjë vitin e ardhshëm, kur do t’i përfundojë kontrata me Bokën, të cilën do ta rinovojë edhe për gjashtë muaj.

Gjatë intervistës, “Apashi” ka folur për një ndeshje lamtumire dhe lojtarët që do të pëlqente të kishte në krah. “Do të thërrisja Bufonin, Hugo Ibarrën, Rio Ferdinandin, Gabriel Haizen dhe Patris Evranë. Në mesfushë Andrea Pirlon, Pol Skolsin dhe Pol Pogban ndërsa në sulm Kristiano Ronaldon, Leo Mesin dhe Uejn Runin”.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të ëndërrojnë të shohin bashkë në fushë qoftë dhe për një miqësore CR7 dhe “Pleshtin”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb