Akademiku dhe Profesori Artan Fuga i është rikthyer edhe një herë debatit për tezën e Gjuhë- Letërsisë në Maturën Shtetërore 2020 duke konstatuar se nuk kishte vetëm luhatje në interpretime subjektive, ngatërrestare por edhe pyetje naive.

Fuga thotë se kjo jep mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen, dhe të përfitojnë të privilegjuarit nga prindërit.

Sipas tij me këtë skemë lihen në injorancë fëmijët e kombit dhe i jepet mundësi fëmijëve të privilegjuarve që studiojnë jashtë të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim.

 

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Teza e gjuhës dhe e letërsisë nuk kishte vetëm luhatje në intepretime krejt subjektive, jo vetëm ishte ngatërrestare, por edhe me pyetje naive si a është përgjigje e saktë : Ai hipi në pemë dhe mblidhte gurë!!! :)

Ky infantilizëm krijon mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen dhe të përfitojnë lloj lloj nxënësish të privilegjuar nga prindërit por që nuk duan të mësojnë!

Kështu ne lemë në injorancë fëmijët e kombit dhe japim mundësi që fëmijët e të privilegjuarve që studjojnë jashtë të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim!

Kjo politikë është antikombëtare!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb