Në emisionin “Me Zemër të Hapur” me autoren Evis Ahmetin në News24 u trajtua historia e një 44- vjeçareje nënë e dy fëmijëve të mitur e cila është në një proces divorci me bashkëshortin, si shkak i dhunës së ushtruar prej vitesh.
Dy ish-bashkëshortët janë përplasur sërish në studion e emisionit ku kanë treguar edhe disa detaje të reja të historisë. Kastrioti deklaroi se fëmijët e mitur janë dhunuar nga nëna dhe tezja e tyre. Ai shtoi se i ka pyetur ata dhe disponon edhe disa video që janë të regjistruara.
Sipas tij tezja i ishte drejtuar fëmijëve me fjalë shumë të ashpra dhe duke i thënë se do t’i hidhte nga ballkoni.
“Fëmijët kanë deklaruar se nëna dhe tezja i ka dhunuar ata. Unë i kam pyetur ata dhe i kam regjistruar. Tezja i ka thënë fëmijëve e do t’i hidhte me kokë nga ballkoni”, tha ai.
44-vjeçarja i mohoi akuzat e ish-bashkëshortit duke thënë se Kastrioti nuk kishte një marrëdhënie të mirë me motrën e saj dhe se fëmijët qëndronin me tezen pasi ajo nuk kishte njëri-tjetër dhe se duhet të shkonte të punonte.
“Ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me motrën time. Fëmijët qëndronin me tezen pasi unë isha e detyruar të shkoja të punoja”, përfundoi ajo.
(BalkanWeb)