TIRANË

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Petovë në Fier, flet 64-vjeçari ndaj makinës së të cilit u qëllua me armë zjarri nga fqinji për shkak të parkimit të makinës.

Mane Senka deklaroi për gazetarin Ervis Kuçi se kishte ndaluar për pak minuta te xhaxhai për t’i takuar dhe se 30-vjeçari se Martin Craga iu kishte drejtuar automatikun dhe kishte qëlluar në drejtim të tyre.

“Kthehem nga Rinasi dhe ndaloj te xhaxhai. Qëndrova 5 minuta sa u takova, dola në verandën e shtëpisë, pashë që po gjuhej makina me kallashnikov. I foli çuni i xhaxhait, autori shau, gjuajti me tepër dhe e drejtoi automatikun drejt nesh. Qëlloi drejt nesh me automatik, kaloi plumbi mbi soletën e xhaxhait. Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti, vetëm ngeli parkova makinën në rrugë.

E njohim këtë person. Thonë që pi gjëra, substanca, por unë nuk e di, s’kam lidhje pasi jam në punën time dhe s’kam lidhje me atë lloj moshe.

Ndjehem i frikësuar. Kam bërë kallëzim në policinë e Fierit. S’e kanë kapur akoma atë”, tha 64-vjeçari.

Elena Senka, e zonja e shtëpisë ku ndodhi ngjarja konfirmoi dëshminë e 64-vjeçarit dhe tha se nuk kanë pasur konflikte më parë, duke i kërkuar shtetit të marrë masa.

“Ai e goditi makinën dhe tha pse e parkon makinën te dera ime. Fishekët dhe plumbat u ngjitën lart te shtëpia. U ndjemë të rrezikuar, kam dy fëmijët, ishte dhe burri dhe kushëriri i burrit.

Familjaret thonë që pi, po se pi se jo unë s’mund të them gjë, në lagje nuk është ndjerë, neve nuk na ka ngacmuar.

Frikë nga vdekja nuk kam, por shteti duhet të marrë masa. Si mund të godasë tjetri drejt për drejt.

Ngjarja ndodhur mbrëmë rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, ku shtetasi Martin Craga 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Mane Senka, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit Mane Senka 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb