Monika Lubonja i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Big Brother, vetëm një javë nga finalja e madhe.

Ajo nuk arriti që të shkojë deri në fund në garë, edhe pse ishte objektiv e dëshirë e saj. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Monika u lidh së tepërmi me Fifin, një tjetër ish-banore.

Aktorja dhe këngëtarja kalonin shumë kohë së bashku dhe në një moment Monika tha se pasi të dalë nga shtëpia, personi i parë që do të takoj do të jetë pikërisht Fifi. Por duket se aktorja s’e ka mbajtur këtë premtim. Ajo ka konfirmuar në “Big Brother Fan Club”, se pas daljes nga shtëpia personi i parë që e ka pritur ka qenë Fifi.

Por, ajo nuk e ka kaluar mbrëmjen në shtëpinë e saj, pasi një ardhje e parptitur e vajzës, Teas, ndryshoi të gjitha planet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb