Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ku ka rrëfyer edhe një takim me Carl Bildt, diplomati i cili tashmë është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

Por, Thaçi rrëfeu një takim më Bildt në zyrën e tij, ku sipas Thaçit, ai ka sugjeruar ndarjen e Kosovës, bisedë të cilën presideneti shprehet se e ka konsideruar të papranueshme.

“Carl Bildt ka ardhur tek unë dhe ka thënë, thjesht duhet me u nda. Ka ardhur në zyrën time ka thënë, kjo pjesë është e humbur për Kosovën dhe duhet të ndahet. Unë i kam thënë, nuk mund të diskutoj gjëra të tilla, kaq, tung”, u shpreh Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb