KOSOVE

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Auto 46190010 1068249990024981 3850640710046842880 N1541939634
Auto 46190010 1068249990024981 3850640710046842880 N1541939634

Sakaq, gjatë ditës së sotme Thaçi po qëndron në Paris në kuadër të ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: