Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se me mohimin e nismës së vendit për t’u bërë anëtare e Interpol nuk ka dalë fituese as Serbia dhe as Kosova. Sipas tij, kjo shkon në interes të krimit të organizuar.

“Kanë humbur edhe Kosova  edhe Serbia, fitues është vetëm krimi i organizuar”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se shteti i tij ka dashur të jetë pjesë aktive  për të luftuar krimin e organizuar në bashkëpunim me vendet partnere, por vota kundër  në Asamblenë e Interpol ia mohoi këtë vullnet.

“Por nuk është votuar për Pavarësinë e Kosovës dhe edhe shtete që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës kanë votuar pro”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi shtoi se dialogu është elementi që zgjidhë problemet e së shkuarës mes vendeve.

“Ne duhet të jemi në një linjë të plotë me SHBA-në e BE-në për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb