Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën e tij në SHBA, është takuar me njërin nga kongresmenët kryesorë amerikan, Eliot Engel.

Thaçi dhe Engel kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me ndalimin e kreut të AAK-së, ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj në Francë, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë.

Ata kanë kërkuar kthimin e Haradinajt në Kosovë si dhe ndalimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e ‘Njoftimit të Kuq’ të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: