Dy presidentët, ai i Kosovës, Hashim Thaci dhe i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen nesër në Bruksel. Lajmi është njoftuar përmes një komunikate nga zyra e shefes për politikën e jashtme të BE, Federica  Mogherini.

“Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatë.

Takimi pritet me interes nga palët, pas debateve që shkaktoi ideja e presidentit Thaci për korrigjim të kufijve mes dy vendeve.

Takim i thirrur në shtator nga Mogherini, dështoi për shkak të tërheqjes së presidentit serb, i cili nuk pranoi të marrë pjesë në bisedime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb