KOSOVE- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, thotë se ai është i gatshëm ta lë udhëheqjen e PDK-së për postin e Presidentit.

Ai beson se do të zgjedhet President pa ndonjë “dramë politike”.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Thaçi ka thënë se koalicioni LDK dhe PDK është i qëndrueshëm. Nuk pres ndryshime dhe nuk pres ndonjë dramë në skenën politike kosovare.

“Jam i vetëdijshëm se pas zgjedhjes si President ndërpriten angazhimet partiake. Por ndihem tepër mirë dhe shumë krenarë që për 17 vite e kam udhëhequr PDK’në. Koalicioni është stabil, me legjitimet jo vetëm numrash. Në interes të të gjithëve do të ishte një opozitë të fuqishme, demokratike por me veprime në suaza të demokracisë. Zotëri Veseli ka atributet, ka vlerat ka standardet e një personaliteti shtetëror udhëheqës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ai “nuk emëron udhëheqësin e PDK’së”, por se Veslei do të ishte njeriu ideal për udhëheqjen e PDK-së.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: