Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas intervistimit katër ditor nga Prokurorët e Speciales, kthehet sot në Republikën e Kosovës.

Presidenti Thaçi sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, në Shqipëri, dhe është nisur drejt drejt Kosovës, pa dhënë asnjë deklaratë, por vetëm ka përshëndetur gazetarët nga xhami i makinës.

Thaçi pritet të japë më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë, ditën e nesërme.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, shkruan Presidenti rrugës për në Kosovë.

Ndërkohë, mësohet se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: