Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Ai thotë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”,- tha Presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: