Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Romë, ku pritet ta takojë Papa Franceskun në një audiencë private.

Hashim Thaçi ka postuar një fotografi në Facebook ku ka treguar se ka arritur në Romë për takimin me Papën.

“Sapo kam arritur në Romë. Nesër do të pritem në audiencë private nga Papa Francesco në Vatikan. Ky takim është nder i veçantë për mua dhe Kosovën”, ka shkruar Presidenti.

Pas vizitës në Romë, Presidenti Thaci të premten do të udhëtojë për në Uashington, ku do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb