Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka mbërritur në Tiranë. Lajmin e bën të ditur vetë Thaçi, i cili shkruan në ‘facebook’ se sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa nuk jep detaje mbi këtë vizitë, pas akt-akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës bën edhe një njoftim të rëndësishëm, teksa thekson se të dielën në mbrëmje do të mbajë qëndrim zyrtar mbi akt-akuzën nga zyra e tij.

Mesazhi i Thaçit:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi ?? ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb