Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Teksa rispërsëriti qëndrimin e tij për bashkimin e Preshevës me Kosovën, kreu i shtetit tha se ai është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje për bashkim. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Thaçi tha se gjatë kësaj kohe ka kërkuar unitet politik në Kosovë.

“Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën. Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, tha Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: