PRISHTINE – Në intervistën e tij të fundit si kryeministër, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha që vendit t’i jepej ajo që meriton dhe qytetarët duhet të kishin institucionet për të cilat votuan. Sipas tij, me marrëveshjen PDK-LDK është tejkaluar ngërçi i pakuptimtë politik.

“Dëshiroj të theksoj se qytetarët dhe vendi padrejtësisht ka përjetuar një krizë institucionale apo një ngërç të pakuptimtë por për arritjen e marrëveshjes që kemi nënshkruar PDK dhe LDK, është dashur të tejkalohen ato momente të inateve, ndarjeve politike apo provinciale dhe të reflektojmë në kuptimin e përgjegjësive më të larta institucionale për të cilën jemi votuar në vend”, – ka thënë Thaçi, në intervistë për RTK-në.

Ai theksoi se partitë nuk janë votuar që të ndajnë shoqërinë. “Nuk jemi votuar të ndajmë shoqërinë, por të përafrojmë, të luajmë rolin e përafrimit të spektrit politik por edhe marrjen e përgjegjësive për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme”- deklaroi Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: