Ish-presidenti dhe njëherësh ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga ka porositur aktivistët dhe zyrtarët e partisë që drejtonte, të qëndrojnë të bashkuar.

”Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, bile nuk e ndi hiç”, ishte mesazhi që Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike, teksa ky i fundit po shkonte në një tubim të organizuar me anëtarë të PDK-së në këtë komunë.

“Teksa ishim duke ardhur me Endritin (djalin e ish-presidentit Thaçi) këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell këtë mesazh”, tha Nura në paraqitjen e tij para të pranishmëve.

Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë, prej më shumë se 18 muajsh, pasi akuzohet për krime lufte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb