KOSOVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA, ka paralajmëruar se sot do të jetë pjesë e forumit në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington DC.

Thaçi, përmes një postimi në ‘Facebook’,  njofton se do të flasë për arritjen e një marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Thaçi në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: