Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet sot me presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Turqi. Kjo është vizita e parë e Thaçit si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.

Sipas mediave kosovare, dy presidentët do të diskutojnë edhe për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit në Kosovë.

Pikat kyçe të bisedës mes Thaçit dhe Erdoganit:
1 – Mbyllja e shkollave të Fetullah Gylen,
2 –  Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara,
3 –  Proceset në mes të Kosovës, UNESCO-s, NATO-s dhe Bashkimit Evropian,
4 – Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta,
5 –  Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi, dhe
6 – Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet

Në mesin e shkollave të Gylenit nëpër botë, pesë prej tyre veprojnë edhe në Kosovë, shkruan gazeta Metro. Erdogan, si mik i Thaçit, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb