MAL I ZI- Megjithëse autoritetet malazeze i kanë organizuar një pritje të mirë zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, gazetarëve nuk u ka pëlqyer kjo vizitë e tij. Ndërsa ka dalë para mediave bashkë me homologun e tij Luksiç, gazetarët i kanë përmendur akuzat për krime lufte.

Thaçi është ballafaquar me pyetje të pakëndshme të gazetarëve ashtu edhe Luksiç, i cili është pyetur se “si ndihet që takohet me një njeri që akuzohet për krime lufte?”. Luksiç është përgjigjur se Thaçi është i mirëpritur në Podgoricë. Ndërkohë që vetë Thaçi u është përgjigjur atyre duke u thënë “mos u bëni më katolikë se Papa!”.

Zëvendëskryeministri, njëherazi Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ndërsa po zhvillon takime me krerët më të lartë të këtij vendi. Kundër vizitës së tij ishin paralajmëruar protesta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb