SHBA- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin idenë e korrigjimit të kufijve nëse arrihet marrëveshje me Serbinë. Gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në Neë York Thacci tha se kishte marrë konfirmim.

Thaçi theksoi më tej se një marrëveshje Kosovë-Serbi do të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen dhe problemin e urrejtjen mes dy vendeve.

“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë -Serbi, që nënkupton njohjen reciproke, mund të përfshihet edhe demarkimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, pohoi Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: