Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar se SHBA është tashmë udhëheqësja e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë- Serbi duke shtuar se projekti i BE është dëshpërues dhe nuk ka arritur asgjë. Madje Thaçi thotë se po sheh që nuk ka asnjë përpjekje nga BE për marrëveshjen.

Po ashtu pas takimit në Shtëpinë e Bardhë Thaçi është shprehur se Kosova ka përkrahjen e plotë të Presidentit Trump si dhe vëmendjen e plotë të të dërguarit të tij special Richard Grenell. Ai bëri apel që kjo mundësi të shfrytëzohet tani dhe jo nesër pasi është më e mira që i ka ardhur ndonjëherë Kosovës.

”Me ftesë të ambasadorit Grenell, i dërguari i Trump u takuam me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Më lejoni që t’ju njoftoj për rëndësinë e këtij takimi. është i rëndësishëm për disa arsye.

SHBA rikthehet fuqishëm në procesin e kërkimit apo mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë- Serbi
Të gjithë qytetarët kanë kërkuar prezencën amerikane në proces, gjithashtu që Uashingtoni të marrë një rol, tani janë udhëheqës, pra është një sukses historik.
Gatishmëri për të vazhduar dialogun.
Takimi në Uashington është i rëndësishëm sepse e lehtëson arritjen e marrëveshjes. I bën më reale gjasat.

Procesi i Brukselit nuk arriti atë që donim ne, por atë që ishte e mundshme. Kjo prej mungesës së unitetit mes vendeve të BE për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. BE dhe shtetet anëtare ende nuk arritën të bindin 5 vende të saj për të njohur Kosovës.
Ndërsa nuk shihet ende në horizont që BE t’i bindë këto vende, edhe lere më të bindë Serbinë për ta njohur. është një projekt dëshpërues, as nuk shoh ndonjë përpjekje. Kemi përkrahjen e plotë të Trump, vëmendjen e plotë të Grenell. Kemi mundësinë për të përmbyllur kapitullin e luftës dhe për të hapur kapitullin e paqes, investimeve, zhvillimit ekonomik.”- tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb