VATIKAN- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka zhvilluar një takim me Papa Franceskun në Vatikan. Në njoftimin e presidencës në Kosovë thuhet se gjatë takimit Presidenti Thaçi është shprehur i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë.

Presidenti ka theksuar se Kosova vazhdon të ruajë durimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqëri – dashurinë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqëri, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimit.

“Vatikani është udhërrëfyes dhe motivues për të qëndruar të paluhatur në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nenën Terezë, sepse askush më mirë se ajo nuk i ka mbrojtur dhe përhapur kudo në botë këto vlera”, ka shtuar ai.
Presidenti Thaçi është shprehur i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë.

“Por, do të dëshironim që këto të ngritën në nivelin e njëjtë që e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të botës”, ka theksuar ai.
Presidenti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.

“Kosova është shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, ka shtuar ai.
Presidenti ka falënderuar Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë Kosovës në kultivimin e paqes dhe demokracisë.

“Jemi të lumtur që në fillim të muajit është shuguruar Katedralja e Nënë Terezës në Kosovë. Ju faleminderit që keni dërguar të çmuarin Kardinalin Ernest Simonin”, ka shtuar ai.

Ai ka informuar Papën për organizimin e konferencës së përvjetshme, “Inter-Faith Kosova”, në të cilën liderë fetarë, akademikë, politikanë, shkencëtarë, ndër ta shumë ish-liderë shtetesh dhe laureatë të çmimit Nobel për Paqe, takohen dhe diskutojnë për thellimin e dialogut ndërmjet feve në tërë botën.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e informoi Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, edhe për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.

“Synimi është që të mbyllim kapitullin e konfliktit dhe të hapim kapitullin e bashkëpunimit”, ka pohuar i pari i vendit.
Ai më tej ka thënë se po zhvillojmë dialogun me Serbinë, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke.

“Pra, po punojmë që të promovojmë, në Kosovë, në rajon dhe në botë, vlerat, si paqja, dialogu, bashkëpunimi, toleranca, bashkëjetesa. Kjo është Kosova e sotme, edhe pse shumë ende e kanë në mendje Kosovën e kaluar – atë të luftës dhe shkatërrimit”, ka thënë ai.
Në fund, presidenti Thaçi ia përcolli Atit të Shenjtë edhe një herë ftesën e përzemërt, në emër të të gjithë qytetarëve, që të vizitojë Kosovën.
22007744_1642647109138975_6135127759516241238_n
21768495_1642647112472308_1473729729273324307_n
22008216_1642647199138966_3170658221541479636_n

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: