Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi teksa është kthyer pas në kohë, deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur 13 deri në 15 mijë luftëtarë.

Kreu i shtetit kosovar tha mbështetjen e tij të plotë për sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se drejtësia duhet të shkojë deri në fund në identifikimin e çdo rasti të listës së veteranëve.

“Për mua është shqetësuese kur shoh në listën e veteranëve ‘mashtrues’, njerëz që kanë qenë aksionar të vërtetët të UÇK-së”, tha Thaçi. Po ashtu Thaçi tha se është cenuar vlera e vërtet e luftëtarëve të lirisë dhe është ndjerë keq kur ka parë luftëtarët e vërtetë në listat e veteranëve “mashtrues”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb