GJERMANI- Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” në numrin e sotëm ka shkruar se Zëvendëskryeministri Thaçi do të bëhet president, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Në një Intervistë për këtë të përditshme, Thaçi ka paralajmëruar se sipas kësaj marrëveshjeje, ai do të bëhem President i Kosovës. “Sipas kësaj marrëveshjeje, unë do të bëhem President i Kosovës pasi Presidentja aktuale ta përfundojë mandatin”, ka thënë Thaçi për FR.

Më pas, sipas gazetës Thaçi do të prezantojë Kosovën si president në arenën ndërkombëtarë.

Thaçi ka folur edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Serbia duhet të shkëputët nga e kaluara e Millosheviçit dhe të shkojë drejt së ardhmes. Kjo gazetë ka shkruar më tej se Serbinë po e ndjek mallkimi i së kaluarës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb