Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur gjatë një konference për shtyp lidhur me zhgënjimin që shfaqi Turqia për njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Thaçi thotë se ka bërë një bisedë telefonike me Presidentin turk Erdogan dhe ka folur pikërisht për këtë çështje teksa vijon të jetë në kontakt.

Ai garanton se njohja e Kosovës nga Izraeli nuk do të jetë problem për marrëdhnien vëllazërore Kosovë- Turqi.

”Jam në kontakt me Erdogan. Diskutova me telefon. Kjo njohje Izrael- Kosovë nuk do të cënojë marrëdhëniet me Turqinë. Nuk do të ketë probleme. Tani do të kemi aleatë më të mëdhenj. Mbetet vetëm të kemi marrëdhënie institucionale më produktive dhe efektive.”- tha Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb