Ministrja e Jashtme e Bosnjë e Herzegovinës Bisera Turkoviç lajmëroi më herët se i dënuari për krime lufte, ish0gjenerali serb Ratko Mlladiç ka ndërruar jetë.

Mirëpo, menjëherë pas lajmit, kanë reaguar zyrtarisht nga Haga, duke mohuar që informacioni i tillë të jetë i saktë.

“Informacioni për vdekjen e Ratko Mlladiçit është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë”, i tha medias N1 Helen Eglston, zëdhënëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale. Haga ka shtuar se Mlladiç do të dalë para gjyqit më 17 mars.

Mladiç u lirua nga akuzat për gjenocid në gjashtë komuna, por u dënua për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, krim kundër njerëzimit, vrasje, akt çnjerëzor i transferimit me forcë, dëbim, sulme terroriste dhe të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje peng.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: