Recete nga znj Eneida

Për krepat:
2 vezë
100 gr spinaq
300ml qumësht
150 gr miell
Pak kripë

Për mbushjen
1 gjoks pule i gatuar
1 spec i kuq
1 spec jeshil
200 gr krem djathi
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

100 gr djath kaçkavall
Bishta qepe të njomë për lidhjen

Në grirës shtojmë spinaqin dhe një vezë. I grijmë mirl deri sa te tretet spinaqi. Më pas e kalojmë në një tas. Shtojmë vezen, qumështin dhe sitim miellin. Trazojmë mirë brumin dhe e lëmë të qëndrojë 30 minuta. Më pas e kalojmë me garuzhde në tigan që nuk ngjit. Sapo të jetë bërë nga njëra anë, e kthejmë nga ana tjetër. Kështu veprojmë me gjithë brumin.
Fileton e pulës e ziejmë dhe e bëjmë fije fije. Ndërkohë skuqim në vaj ulliri specat e prerë në kubikë. Shtojmë pak ujë nga mishi i pulës që të zbuten. Pasi janë gatuar, shtojmë mishin e pulës, kremin e djathit dhe djathin kaçkavall.
Bishtat e qepëve i ziejmë pak që të zbuten dhe të lidhim krepat me to.
Vendosim mbushje në mes të krepës dhe e mbledhim. E lidhim me bishtin e qepës dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: