Misteri është gjithmonë i madh në Monaco. Pavarësisht se princesha Charlenë është kthyer në shtëpi, ka gjithmonë një mister rreth personazhit të saj në jetën e oborrit.

‘Tani ajo po shërohet’, bëri me dije pallati Grimaldi, por tani ka hipoteza të reja. Duket që Wittstock kërkon divorcin dhe ka disa kushte për bashkëshortin Alberto, që ky i fundit i ka pranuar.
Të shtunën në 12 mars Charlene Wittstock u kthye zyrtarisht në pallat. Pas një periudhe të gjatë, në Afrikë dhe më pas në një klinikë në Zvicër për shkak të disa problemeve me shëndetin, princesha u kthye në shtëpi tek bashkëshorti dhe binjakët e saj, Jacques dhe Gabriella.
Sipas mjekëve ’shërimi i saj është në rrugë të mbarë, dhe doktorët dhe familjarët kanë vendosur së bashku që princesha Charlenne mund të vazhdojë pushimin e saj në Principatë, me bashkëshortin dhe fëmijët e saj’, thuhet në komunikimin zyrtar.

Por revista ‘Voici’ argumenton se tani ka një divorc. Charlene, sipas asaj që thuhet nga revista, do të heqë dorë nga kërkesa për ndarje nga princi, për aq kohë sa Alberto i lejon asaj të jetojë larg Palazzo Grimaldi.
Wittstock me fëmijët e saj do të donte të transferohej në Roc Agel, vendi ku ajo po kalonte periudhën e rikuperimit. Sipas “Voici”, princi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shmangur divorcin. Prandaj duket e qartë se princesha do të lejohet të jetojë në vendin i cili ndodhet në shpatet e malit Agel në Francë, një parajsë e natyrës larg syve kureshtarë dhe mbi të gjitha larg nga kunatat e saj Caroline dhe Stephanie, marrëdhëniet me të cilat duket se janë veçanërisht të tensionuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb