Orëve të fundit është përfolur për largimin e kapitenit Gjelbrim Taipi dhe mesfushorit Shqiprim Taipi nga skuadra e Kukësit. Ka qenë vetë klubi verilindor që ka përgenjeshtruar lajmet e hedhura nga portalet, duke kërkuar nga këta të fundit saktësi.

“FK Kukësi hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme në median e shkruar, aty ku aludohet për largimin e kapitenit Gjelbrim Taipi dhe mesfushorit Shqiprim Taipi. Klubi i Kukësit përgënjeshtron këto lajme të rreme dhe informon tifozët dhe median e shkruar se Gjelbrim Taipi dhe Shqiprimi Taipi janë dhe do të mbeten pjesë e ekipit tonë” -Shkruan klubi.

Sipas asaj që shkruanin mediat online, dy lojtarët në fjalë ishin bërë protagonist të një përplasje brenda klubit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: