Kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të Karim Benzema nga Real Madrid. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi do të firmosë në Arabinë Saudite. Vetë Benzema ka reaguar për këto thashetheme, në galanë madhështore të gazetës spanjolle “MARCA”.

“Kam një ndeshje të shtunën, nesër do të stërvitem kështu që për momentin do të jem në Madrid”.

E ardhmja- “Pse duhet të flas për të ardhmen time? Unë jam tek Real Madridi. Realiteti është ndryshe, nuk është ajo që thuhet në media” – tha ai. Benzema luan te Real Madrid prej 14 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb