Javën e kaluar kanë qarkulluar thashetheme për një romancë të mundshme mes modeles 27-vjeçare dhe aktorit 47-vjeçar ndërsa janë publikuar edhe fotot e tyre duke kaluar momente romantike së bashku për herë të parë!

Në një intervistë të re, babai i Gigi -t, Mohamed Hadid , foli për thashethemet dhe mendimet e tij për Leon.

“E takova zotin DiCaprio në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”- tha ai për DailyMail.com.

Mohamed shtoi: “Ata janë miq – ata e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për zotin DiCaprio. Unë nuk mendoj se ata po takohen – besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di.”

Megjithatë, Mohamed konfirmou nëse Gigi është në një lidhje me Leo.

“Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”- shtoi ai.

Gigi dhe DiCaprio kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave rozë, teksa vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku pas ndarjes së aktorit nga Camila Morrone. Dhe megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe fituesi i Oskarit, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, një burim tregoi për E! News ku qëndrojnë aktualisht dy yjet botërorë.

“Leo ka pyetur miqtë e përbashkët për Gigi-n dhe dëshiron ta njohë atë. Ata janë shoqëruar disa herë dhe ai është i interesuar”, shpjegon burimi i afërt me aktorin e Titanikut.

Megjithatë, siç theksojnë burimet, ata nuk janë në një marrëdhënie “të konsoliduar”.

“Gigi po argëtohet me të. Ajo nuk është e interesuar për asgjë serioze”- thotë burimi i brendshëm për Hadid, i cili ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish- Zayn Malik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb