Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, në këtë pikë kishte pak dyshime, pavarësisht se në finale ishin dy lojtarët më të mirë në botë, Leo Messi dhe C.Ronaldo. Lewandowski vinte pas një sezoni ku kishte fituar gjithçka me Bayern Munich, ndërsa ishte shpallur edhe golashënuesi më i mirë në Bundesligë, Champions dhe Kupën e Gjermanisë. Për sulmuesin polak ky trofe ishte një lloj ngushëllimi në një kohë kur “France Football” i mohoi të drejtën për të fituar për herë të parë në karrierë “Topin e Artë”.

Befasia me e madhe ndodhi në çmimin për trajnerin më të mirë të vitit, ku në finale ishin Hansi Flick i Bayern Munich, Jurgen Klopp i Liverpool dhe Marcelo Bielsa. Çuditërisht fitues u shpall tekniku i Liverpool, çmim që habiti edhe vetë gjermanin pasi favoriti absolut ishte Hansi Flick, i cili fitoi 5 trofe me Bayern Munich. Jo të gjithë e menduan në këtë mënyrë, një prej tyre ishte edhe trajneri Edy Reja i cili përzgjodhi Klopp si trajnerin më të mirë të vitit.

Fifa
Fifa

Portieri më i mirë u shpall Manuel Neuer por çuditërisht, gardiani i Bayern nuk ishte në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA, një paradoks. Vendin e tij në 11 e ëndrra e mori Alisson i Liverpool ndërsa pjesa tjetër formohet nga Alexander-Arnold, Van Dijk, Sergio Ramos, Davies, Kimmich, De Bruyne, Thiago Alcantara, Messi, Leëandoëski dhe Cristiano Ronaldo.

Çmimin “Puskas”, goli më i bukur i vitit, iu akordua koreanit Son, për golin fantastik realizuar kundër Burnley.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb