Një mbrëmje gala. Jo si gjithë të tjerat. Në kryeqendrën e elitës botërore, sikundër është cilësuar Parisi. Aty ku si cdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e cmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme.

Personalitete nga fusha të ndryshme, figura të njohura dhe te suksesshme nga e gjithë bota u mblodhën në natën gala të cmimemeve për më të mirët. Eshtë rasti të theksojmë se një tjetër personalitet shqiptar nderohet me këtë cmim të rëndësishëm, sikundër cdo shqiptar i suksesshëm në botë. Biznesmeni I njohur shqiptar Kadri Morina, presidenti I grupit , ‘Eurosig’ INSIG Shqipëri,Kosovë,Maqedoni  në prani të më të mirëve u vlerësua me cmimin si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë.Çmimi Z.Morina iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit.

Marrjen e këtij cmimi kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morina e konsideron një privilegj, pasi ky cmim më parë u është dhënë edhe mjaft personaliteteve me emër në botë .

“Ky çmim është një cmim i rradhës që unë marr pasi kam marr shumë cmime të vlerësuara nga shum organizata jo vetëm në qytete europiane por dhe të botës. Ky për mua është një privilegj shumë i vecantë . Me këtë cmim janë vlerësuar shumë personalitete botërore sic është Lady Daina, Giani Rega, Gani Anieli dhe shumë personalitete të tjera nga kultura, arti dhe sporti. Kjo është vetëm një detyrim për mua për bizneset e mia dhe sukseset e mia që kam arritur deri tani që une të jem në  anvangard me kohën dhe me jetën.” u shpreh biznesmeni Morina

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola e cilësoi biznesmenin Morina si pioner të kapitalizmit shqiptar dhe tha se figura të tilla i duhen Shqipërisë.

“Këtë vit cmimi iu dha një shqiptari Z.Kadri Morina i cili nga një anë është përfaqësuesi i shquar në Shqipëri por dhe në botë. Një nga pionerët e kapitalizmit shqiptarë,një kapitalizëm me fytyrë humane pikërisht për shkak të aktiviteteve që ai ka zhvilluar dhe në fushen sociale. Mendoj se është krenari për ne dhe komitetin shqiptar që personazhe të tillë të nderohen me cmime. Nga ana tjetër shërbejnë për rritjen e imazhit dhe të shqiptarëve në Francë.

Pjesëmarrës në të njëjtin event, vlerësime për biznesmenin Morina shprehën edhe personalitete të tjera akademike dhe lektore si në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor edhe në fusha të tjera.

“Është një kënaqësi e madhe që une sot mora cmimin e filantropisë dhe uroj që ky event të zhvillohet edhe në Shqipëri. Cmimi The Best është një cmim prestigjioz. Unë jam një biznsmen i ri dhe ndjehem i privilegjuar që e mora këtë cmim në krah të mikut tim nga Shqipëria Kadri Morina.” U shpreh Jean Senastien  Robine, President i grupit të liderëve të rinj Gjenevë

Fakti që u vlerësua në këtë mbrëmje gala një biznesmen shqiptar, nuk kishte si ti shpëtonte retorikës së antarit të akademisë së shkencave të Parisit Jean Marie Ruard, në kuadër të vlerësimeve edhe një emër I njohur në fushën e letrave sikundër është shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.

Mbrëmja gala, e cila zgjati për më shumë se katër orë u shoqërua edhe më zhvillimin e një ankandi, ku me shumën e blerjes së një unaze të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve Sirian. Pas fitimit të cmimit për bamirësi dhe filantropi, një tjetër donacion u bë nga biznesmeni shqiptar Kadri Morina. Ai ishte blerësi që ofroi shumën më të lartë për vlerën e kësaj unaze.Gjest I cili u vlerësua edhe nga lektoria francize Sylvie Marshall.

Mbrëmja vijoi nën tingujt e muzikës franceze, në violinë dhe kitarë, ndërsa u ndanë dhe të tjera cmime. Nuk mund të mungonin në këtë event kaq të rëndësishëm, aktorja Mia Fryen dhe modelja Patricia Contreras, të cilat theksuan rëndësinë e këtij eventi të kthyer në një traditë të përvitshme në Paris.

Për Presidentin e “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morina, kontributi i tij në fushën e biznesit nuk ndalet me fitim e këtij cmimi, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka nisur që herët në fillim të viteve 90 aktivitetet e biznesit e tij që tashmë janë te suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Morina numëron disa çmime të fituara si cmimin ‘Sokratës’në Samitin Botërorë të biznesit në ‘Oxford’, vlerësimi nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri si dhe shumë çmime të tjera.Presidenti i ‘Eurosig’ dhe ‘Insig’ Kadri Morina shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb