Një kthesë e re në çështjen, ku Jeff Bezos drejton gishtin kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sipas një hetimi të ‘The Guardian, telefoni i themeluesit të Amazon dhe pronarit të Washington Post është ‘hakeruar nga princi trashëgimtar saudit’ Mohammed bin Salman, pesë muaj përpara vrasjes në 2018 të gazetarit opozitar saudit Jamal Khashoggi, bashkëpunëtor i të përditshmes amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Regjimi saudit e kishte mohuar në të kaluarën shënjestrimin e telefonit te Bezos, kur ky i fundit kishte akuzuar Riad se qëndronte pas publikimit të detajeve të jetës së tij private nga ana e National Enquirer, por e përditshmja britanike tregon tani rezultatet e një analize të detajuar të celularit.

Pajisja e njeriut më të pasur të botës ishte hakeruar pasi kishte marrë një mesazh WhatsApp, me sa duket e dërguar nga numri personal i princit saudit, thonë burime për The Guardian. Mesazhi ‘me shumë mundësi’ përmbante një video të infektuar nga një virus që ka hyrë në telefonin e Bezos.

Të dy burrat po shkëmbenin një bisedë ‘në dukje miqësore’ në WhatsApp, kur në 1 maj 2018, janë vjedhur dokumentet, shtojnë burimet për gazetën britanike. Virusi ka vjedhur për orë të tëra një sasi të madhe të dhënash nga telefoni i Bezos, aq sa nuk dihet me saktësi se çfarë është vjedhur dhe as cilat dokumente janë përdorur prej saj.
Ambasada saudite në Washington ka mohuar gjithçka.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb