Lëshimi i urdhër-arrestit për biznesmenin italian Francesco Becchetti vijon të bëjë jehohë në mediat ndërkombëtare. Pasi lajmi mori dhenë në mediat italiane, një ditë më parë, vetëm pak minuta pasi njoftoi Prokuroria akuzat për pastrim parash në miliona euro dhe falsifikim të dokumenteve, është britanikja “The Guardian”, e cila shkruan sot se “Becchetti mund të përballen me 15 vjet burg nëse dënohet” për akuzat e ngritura ndaj tij.

Media prestigjioze në Britaninë e Madhe, vend ku Becchetti ka në pronësi klubin e futbollit “Leyton Orient”, citon shefin Ekzekutiv të klubit, Alessandro Angelieri, i cili insiston se Becchetti nuk është i interesuar për të shitur klubin “Leyton Orient”.

“Absolutisht që presidenti nuk kërkon të shesë klubin. Ai do të vazhdojë të fitojë sepse ai nuk preferon të humbasë si gjithë biznesmenët e tjerë. Pritshmëritë tona janë që brenda dy ose tre viteve të ngjitemi me një ose dy liga më sipër”­ ka thënë Alessandro Angelieri.

“Autoritetet shqiptare kanë lëshuar urdhër-­arreste për pronarin e “Leyton Orient”, Francesco Becchetti dhe nënën e tij…akuzuar për veprat penale të lidhura me mashtrimin dhe të pastrimit të parave mbi një skemë të dështuar hidro-energjetike që dyshohet t’i kushtojë qeverisë dhjetëra miliona euro në grante dhe taksat e papaguara. Becchetti, i cili bleu klubin korrikun e kaluar, i cili e bëri pasurinë e tij me riciklimin e mbetjeve, tani përballet me konfiskimin e aseteve të tij në Shqipëri. Becchetti i ka filluar investimet në Shqipëri në vitet 1990 pas rënies së komunizmit, por një zëdhënës për zyrën e prokurorit tha se ai nuk jeton në Shqipëri tani. Hetimi në aktivitetet e tij ishte nisur mbi një fabrikë të madhe hidro-energjetike që kurrë nuk është ndërtuar. Akuzat kundër tij mund të çojnë në një dënim maksimal me burg prej 15 vjetësh. Ka pasur raporte muajin e kaluar se Becchetti është duke konsideruar shitjen e klubit. Ai bleu 90% të klubit nga Barry Hearn për 4 milion Paund”,­ shkruan “The Guardian”.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb