Misioni më i madh i huaj i Bashkimit Evropian është akuzuar për përdorimin e fuqive të veta në përpjekje për të heshtur një denoncuese që pretendon se ka prova të korrupsionit në këtë mision. EULEX-i është marrë me të punësuarën e tij, avokaten me seli në Londër, Maria Bamieh. Ajo pretendon se është detyruar të largohet nga puna për shkak se kishte prova për korrupsionin që përfshinin zyrtarët e lartë të këtij stafi.

Rikujtojmë se për rastin e korrupsionit në EULEX “Koha Ditore” ka shkruar disa herë si vjet dhe në vitin e kaluar, shkruan “koha.net”.

Por tani Bamieh dhe avokati i saj janë paralajmëruar zyrtarisht nga EULEX-i, që ata mund të ndiqen penalisht dhe të burgosen nëse zbulojnë ndonjë hollësi në rastin e saj të punësimit, duke përfshirë edhe dëshmitarët potencialë.

EULEX-i ka fuqinë për të kërkuar ekstradimin e të dyshuarve në Britani të Madhe, apo të aplikojë një urdhër arresti evropian, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë, Bamieh, ish-avokate e Shërbimit të Prokurorisë, ka thënë se kërcënimet e EULEX-it ishin kulmi i një fushate trevjeçare për të ndaluar atë që të mos paraqesë faktet mbi, siç e quan ajo, “kulturën e korrupsionit” dhe zbulimin e keqtrajtimeve të saj.

Por ajo ka thënë se nuk do të ndalet nga këto kërcënime. “Pavarësisht nga këto kërcënime, unë nuk do të përulem dhe nuk do të frikësohem”, ka thënë Bamieh për “The Guardian”.
Bamieh ishte bashkuar me EURLEX-in në vitin 2008, por ka thënë se ishte larguar në verën e kaluar pasi kishte filluar të zbulojë korrupsionin në stafin e lartë të këtij misioni

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: