Refugjatëve afganë që u strehuan në Londër pasi u larguan nga talebanët 18 muaj më parë, u është kërkuar të largohen nga Londra dhe se kanë vetëm një javë kohë për ta bërë këtë gjë, sipas “The Guardian”.

“The Guradian” shkruan se: Home office u ka thënë 40 familjeve, midis tyre janë 150 fëmijë, se ata duhet të largohen nga kryeqyteti për në një hotel tjetër në periferi të Leeds.

Disa nga refugjatët, thonë se do të refuzojnë të largohen nga Londra pasi fëmijët e tyre, tashmë të traumatizuar nga lufta dhe shpërngulja, do të vuajnë sërish  duke u detyruar të braktisin shkollat e tyre.

Ajo vjen është më shqetësuese është fakti se sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka dështuar të mbajë premtimet e bëra nga Boris Johnson për të mbështetur afganët që punuan dhe luftuan përkrah Britanisë në Afganistan.

Qeveria synon të largojë të gjitha familjet afgane nga hotelet deri në fund të këtij viti. Rreth 9,000 afganë janë ende duke jetuar në strehim të përkohshëm në Britani, 18 muaj pasi u evakuuan nga Afganistani nën Operacionin Pitting. Forcat perëndimore u tërhoqën dhe talebanët morën pushtetin në gusht 2021.

“Ne pyetëm Zyrën e Brendshme: Pse doni të na dëboni me forcë? dhe ata thonë: Ky hotel është i shtrenjtë. Hoteli i Leeds është më i lirë.

Por ne nuk zgjodhëm këtë hotel apo këtë zonë për të jetuar, e bëri Home Office, tha ai. “Tani ne kemi qenë këtu, jo pa zgjedhje, për 18 muaj. Fëmijët tanë shkojnë në shkollat ​​lokale dhe në mes të vitit shkollor na kërkojnë të largohemi.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb