TIRANË- Gjermanët u dashuruan me Thomas Muller në 27 qershor 2010, ditën e paharrueshme të Botërorit të Afrikës së Jugut, kur palzerat gjermane u ndeshën me Anglinë. Ishte mesi i pjesës së dytë dhe mesfushori me tipare sulmuese, asokohe 21-vjeçar, një lojtarë stoli i Bayern Munchen, hyri në lojë dhe sapo preku topin shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, kur rezultati ishte 2-1, teksa tre minuta më vonë, shënoi dhe golin e katërt, që ishte dhe rezultati final i takimit, duke hyrë përfundimisht në zemrat e gjermanëve. Kështu e nis shkrimin kushtuar sulmuesit gjerman, The Guardian.

Por joshja ndaj gjermanëve nuk u ndal vetëm me dygolëshin. Muller pasi u fut në dhomat e zhveshjes u shfaq në televizionet Gjermane me një buzëqeshje sa të plotë, aq edhe të egër. Ai në atë intervistë tha një frazë që mbeti në histori.

Para se spikeri ta përshëndeste Muller pyeti: “A mund të përshëndes dikë?”, “po”, ju përgjigj spikeri. “Unë thjesht dua të përshëndes gjyshen dhe gjyshin tim, të cilët e prisnin prej kohësh këtë perfomancë”, tha 21 vjeçari. Një frazë që të krijonte idenë se Muller kishte arritur të dilte me sukses nga provimet dhe për këtë familjarët e tij do të ishin me siguri krenare. Por, nga krahu tjetër kjo frazë mori përkrahjen e të gjithë publikut gjerman, që pa tek Muller djalin e madh, trim, që i shënoi dy gola të “urryerve” anglez, ndërsa nga krahu tjetër ka një zemër të butë, ku fshihet pastërtia dhe dashuria për familjarët.

Një ditë më pas mediat gjermane u nisën drejt zonës ku jetonte Muller, 25 milje në jug të Munych, për të marrë një prononcim nga gjyshja e tij 81-vjeçare, Erna Burghart. Ajo rrëfeu se sa herë luante Muller (nipi saj) ajo ndizte nga një qiri dhe uronte më të mirën. Në përballjen Gjermani-Angli, ajo kishte harruar të ndizte qiriun dhe ishte suprizuar tej mase kur kishte parë djaloshin tashmë të rritur duke shënuar dy gola. “A nuk ishte i mrekullueshëm, sa ëmbël që është nipi im”, tha Burghart. Vetë Muller pak kohë pas ndodhisë gjatë një interviste për britaniken “Wight by Wight” tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të përshëndeste familjarët në një direkt botërore, pasi nuk e kishte bërë plan që të shënonte dy gola ndaj Anglisë, ai ironizoi duke thënë, “do më mjaftonte dhe një gol atë ndeshje”.

Udha e Mullerit nga ai dygolësh deri më sot ka ndryshuar shumë, trofe të shumta janë marrë prej tij, por diçka nuk ka ndryshuar, intervistat dhe pyetjet për gjyshërit. Kështu, në një dhomë hoteli në Frankfurt, Muller i grumbulluar me përfaqësuesen Gjermane po përgatitej për të shkuar në Dublin e për tu ndeshur me Republikën e Irlandës, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2016. Një gazetarë e pyet 21-vjeçar nëse ka ndonjë gjë për ti shtuar përshëndetjes së famshme tashmë dedikuar gjyshërve. “Ishte spontane. Unë e nënvlerësova gjithçka. Unë nuk kisha qenë kurrë një ring profesionistësh dhe nuk mund të llogarisja rrjedhën e fjalëve të mija. Gjyshërit e mi mbetën të kënaqur dhe janë vënë nën presion nga mediat. Kurrë nuk mendoja se do të arrija qendrën e vëmendjes përmes përshëndetjes së gjyshërve”, është shprehur Muller.

26-vjeçari Muller është i pari që pranon se ka këmbë jo të shpejta dhe një bashkëshorte që nuk është modele. Ai nuk para pëlqen të bie në sy, nuk ka asnjë tatuazh dhe flokët i ka thuajse pa model. Edhe loja e Mullerit përshtatet me karakteritn e tij. Është një lojë e cila në një farë mënyrë s’ka sens, por me mjaft efiçencë, pasi di të jetë në pozicionin e duhur në momentin e duhur.

Ai është shumë larg të qenit Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, pasi ai nuk mund kurrsesi të jetë i të jetë aq i zhdërvjellët me këmbët sa dy legjendat e gjalla të futbollit botëror, por është një gjeni i golit, di të nuhas pozicionin e duhur dhe godet gjithnjë aty ku duhet, duke dërguar topin në rrjetë. Është një vrasës i heshtur, i cili godet pa mëshirë mbrojtjet kundërshtare, duke bërë goditje që duken mjaft të lehta, por janë vrastare për çdo portier. Ai nuk di të dribloi, por magjishëm topi i goditur nga këmba e tij përfundon si me magnet në rrjetë.

Të gjithë kur shohin Muller mendojnë se mund të bëjnë atë çka ai bënë, por në të vërtet gjermani është unik në llojin e tij, pas askush nuk arrin më mirë se Muller të dërgoi topin në rrjetë me aq lehtësi, sikur të ishte gjëja më normale në botë. Atij mjafton ti shërbesh topin, pak rëndësi ka zona e fushës ku ndodhet apo këmba me të cilën godet, pasi topi përfundon në rrjetë. Kjo është edhe arsyeja përse Manchester United kërkon një lojtarë të tillë prej kohësh dhe madje ka bërë edhe tentative për ta joshur djaloshin për të fluturuar drejt “Old Traford”.

Sipas spekulimeve në media thuhet se United i ofruar Bayernit 60 milion sterlina, pra gati 80 milion euro. Por Presidenti Karl Heinz Rumenigue tha jo. Atëherë djajt rritën ofertën në 88 milion sterlina, 100 milion euro, por sot Muller luan sërish tek Bayern Munchen, edhe pse transferimi do thyente rekordin që mbahet nga Bale. Muller është një lojtarë unik. Ai në moshën 26-vjeçare ka arritur të ngjitet në majën e botës si nivel klubesh, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe kupën e botës për klube, si nivel kombëtar, ku u shpall kampion bote me Gjermaninë, çka e ndihmoi të ngjitej në vendin e pestë në luftën për topin e artë, tashmë pronë e dyshes CR7-Messi.

Në vitin 2010, vrasësi i ri i portave kundërshtare u shpall dhe lojtari më i mirë golashënues, teksa doli i dyti në renditjen e botërorit të fituar në 2014. Ai gjithashtu numëron në repertorin et ij 3 Budensliga dhe 79 gola të shënuar me Bayern në Gjermani. “Në skuadrën time, kudo qofsha Muller do të luante gjithnjë”, do të ishin fjalët e ish-teknikut të Bayern Munchen, Luois Van Gaal, aktualisht tek United. “Ka disa lojtarë që është shumë e vështirë ti caktosh një çmim”, do të thoshte Rumenigue duke folur për 26-vjeçarin. Dhe po të pyesësh këdo se çfarë ka të veçantë Muller është pamundur të shpjegosh. Është e pamundur të gjesh fjalë për të shpjeguar me fjalë mrekullinë që përfaqëson Muller në Gjermani. “ E di që shpesh bëjë gabime teknike e taktike”, ka pranuar lojtari. “Është një nga aspektet që po punojë prej vitesh. Shpresojë të kem mësuar të riparojë këto gabime dhe të reduktojë numrin e gabimeve të mija, por ka raste kur jam i shkëlqyer teknikisht e taktikisht”, rrëfen lojtari. Ai pranon se driblimi nuk është e fusha e tij.

Ai e di mjaft mirë se shpejtësia është larg pritshmërive që kanë për Muller. Sulmuesi e ka të qartë se rëndësia e tij në fushë lidhet vetëm saktësinë e të gjuajturit të topit drejt në rrjetë. Pra, Muller thjesht të godet, çka kujton dhe Gerd Mullerin e madh, legjendën që mesa duket është ringjallur përmes Thomas Muler, pasi ngjashmëritë janë të mëdha, thuajse identikë, një interpretues i jashtëzakonshëm i hapësirave. Ai shënoi dy gola ndaj Irlandës, duke u gjendur në pozicionin e duhur në momentin e duhur. Një ngjashmëri tjetër mes dy Mullerave është fakti se të dy luanin të fshehur pas sulmuesit kryesorë, të pamarkuar, të dy rrinin në hyrje të zonës dhe çdo top që kthehej tek këmbët e tyre ishte një gol i sigurt. Çdo ngatërresë në zonë, ishte një rast për Gerd Muller, një gol për Thomas Muller.

26-vjeçari Muller është një lojtarë tipik për skuadrën, pasi ai përmes kësaj loje krijon hapësirat e duhura për lojtarët e tjerë, të cilët janë më të aftë në krah, shih këtu Robben e Ribery apo Daouglas Costa, që kanë gjithnjë hapësira të pafundme në krah, pasi mbrojtësit njërin sy e kanë tek Muller. 26-vjeçari është ai lloj lojtari që të zgjidh lojën në momentet më të vështira. Është ai person që gjen golin nga asgjëja, pra është një vrasës i heshtur, që me modestin e tij të krijon dhembshuri, por me këmbët e tij të gjunjëzon pa mëshirë./ATA/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: