“A do të vini afër skenës dhe të vallëzoni me mua?”, e ka pyetur Dua Lipa publikun para se të niste të këndonte. Javën që shkoi ajo u ngjit në skenën e “O2 abc” në Glasgow.

Në fillim ishte dukur sikur audienca në Glasgow kishte ngurruar, “por kur entuziazmi i këngëtares 20-vjeçare nisi të shpalosej, pas dyzet minutave të saj në skenë publiku gjithnjë ka kërkuar që ajo të këndojë edhe më”.
Kështu ka shkruar gazetari Chris Green në artikullin e tij të botuar në të përditshmen britanike “The Independent”.

Këngëtarja kosovare e cila po bën karrierë në Angli, e që po konsiderohet si yll në ngritje, në fillim të këtij muaji ka nisur turneun e saj të parë në Britani të Madhe. Sipas Green, me zërin e saj ajo ka arritur që ta bëjë publikun për vete.

“Përfshirja e saj në listën e ‘BBC Sound 2016’ për artistët e rinj premtues mund të ketë ndikuar që të ketë adhurues, por ishte i zëri i saj i përzier me pop e R&B, fort i zjarrtë që vjen më i pjekur se mosha që ka, që tërhoqi vëmendjen e menaxherëve të Lana Del Rey në vitin 2012”, shkruan Green.

Teksa ka përshkruar skenën ku Lipa është ngjitur për të kënduar këngët e saj, Green shkruan se ajo ishte përcjellë nga bendi i përbërë nga instrumentistët meshkuj, të cilët kohë pas kohe pushonin mbi instrumentet e tyre teksa ajo veç me zërin e saj e ka udhëhequr audiencën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: