Tashmë afganët janë kombësia më e madhe e emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrijnë me gomone në brigjet e Britanisë së Madhe.

The Indipendent shkruan se shifrat e fundit kanë tejkaluar numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në muajt e fundit.

Ndërkohë Zyra e Brendshme e shtetit, deklaroi se nuk kishte nevojë që ata të përdornin gomone dhe tha se refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të sigurt që arrijnë.

Por një organizatë bamirëse akuzoi qeverinë se i braktisi afganët para terrorit të talebanëve dhe i detyroi ata të bënin kalime të rrezikshme për shkak të mungesës së alternativave.

Ministrat kanë kërkuar t’i karakterizojnë njerëzit që përdorin gomone për të arritur në Britani si “emigrantë të paligjshëm” dhe jo “refugjatë”, por 98 për qind e kërkesave afgane për azil u pranuan në vitin 2022.

Vendi është ndër pesë të përzgjedhurit për një skemë të re të shpejtë, ku refugjatëve mund t’u miratohen kërkesat e tyre në bazë të pyetësorëve, megjithëse kjo vlen vetëm për njerëzit që kanë mbërritur përpara korrikut.

Shifrat e publikuara nga Home Office treguan se më shumë se 9,000 afganë kaluan Kanalin me gomone vitin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb