Një 16-vjeçar, kreu i një bande, terrorizoi komunitetin e tij lokal në Britani me sulme me armë për muaj të tërë, përpara se të vihej përfundimisht pas hekurave.

Bosi adoleshent i bandës, Harry O’Brien, i cili është i njohur për policinë lokale që në moshën 12-vjeçare.

Ai frikësoi familjet e pafajshme ndërsa luftonte me rivalët në një fushatë dhune të paarsyeshme.

Në fillim të këtij viti, tani 17-vjeçari u burgos për më shumë se nëntë vjet e gjysmë, pasi perandoria e tij e krimit u rrëzua.

Harry O’Brien jetonte në Mountvieë Street, Toxteth, kur për herë të parë tërhoqi vëmendjen e ligjit, në moshën vetëm 12-vjeçare, në 2017.

Pirja e kanabisit ishte gjithashtu në qendër të praktikave të tij të hershme. Një vit më vonë, pasi u zhvendos në Buckland Street, Aigburth, ai u kap në Dingle me drogë dhe një thikë të zezë.

Në vitin 2020, ai u dënua për posedim kanabis dhe drejtim të rrezikshëm. Ai u vendos në një urdhër rehabilitimi të të rinjve, pasi autoritetet u përpoqën të ndalonin zbritjen e tij në kriminalitet të mëtejshëm, një përpjekje që nuk funksionoi.

Tashmë ai përshkruhej si “koka” e një “biznesi të suksesshëm dhe fitimprurës” që shiste kanabis në rrugët e Dingle. Operacioni përfshinte tregtarë që punonin deri në orët e vona të natës në emër të tij, duke numëruar deri në 480 klientë.

O’Brien pokrijonte fitime të konsiderueshme nga tregtia e tij e drogës, ndërkohë që policia sekuestroi rreth 20,000 £ në para nga ai dhe banda e tij.

Dhe ndikimi i tij ishte i tillë që njerëzit më shumë se një dekadë më të mëdhenbj se ai, ishin të gatshëm të ruanin produktin e tij të paligjshëm dhe mjetet e tregtisë së tij.

Kreu i ri i bandës ishte qartësisht ambicioz. Por ambicia e tij e tërhoqi atë në një konflikt që doli jashtë kontrollit dhe bëri që policia e fshehtë të vëzhgonte çdo lëvizje të tij.

Sulmet mes tij dhe personave me të cilët kishte konflikt, kanë vënë në rrezik jetët e shumë personave të pafajshëm, përfshirë edhe fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb