E përditshmja New York Times shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dërgojnë tanke dhe armatim të rëndë në Evropën Lindore për të zmbrapsur një agresion të mundshëm rus në këto vende.

Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj një agresioni të mundshëm rus. Deri tani, gazeta amerikane thotë se do të vendosen më shumë se 5 mijë trupa në vendet baltike. Kjo është hera e parë që SHBA-­të po vendosin pajisje ushtarake në Europë në këtë masë, që pas përfundimit të luftës së ftohtë. SHBA-­të i druhen Rusisë dhe influencës së saj në vendet baltike (Estoni, Letoni, Lituani), që pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës. Vetë vendet baltike e kanë kërkuar prezencën ushtarake të NATO-­s dhe SHBA-­ve, pasi edhe ato i druhen shumë një agresioni rus.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: