Filmi “The Power Of The Dog” dhe aktorët Will Smith, Troy Kotsur dhe Ariana DeBose fituan të gjithë çmimet ekuivalente në ceremonitë në Londër dhe Los Anxheles, të cilat të dyja u zhvilluan dje, dy javë pas çmimeve Oscar.

“The Power Of The Dog”, filmi i regjisorit Jane Campion, fitoi çmimin kryesor për filmin më të mirë të ”Critics Choice Awards”, pasi kishte fituar edhe çmimin ”Bafta” për filmin më të mirë.

Ajo tha se ishte “absolutisht mahnitëse” të nominohej së bashku me “kaq shumë gra të jashtëzakonshme” dhe falënderoi anëtarët e grupit si edhe Netflix.

Smith gjithashtu fitoi dy herë të preferuarin britanik Benedict Cumberbatch, duke e mposhtur atë në kategorinë e aktorit më të mirë si në ”Critics Choice Awards” ashtu edhe në ”Bafta”.

Smith mori pjesë në ceremoni me yjet e tenisit Venus dhe Serena Williams, babain i së cilave ai luan në film, duke thënë se dyshja “përcaktoi ëndrrën amerikane”.

“Faleminderit që më besuat historinë tuaj për atë që keni mundur të bëni”, tha Smith.

“Ju të gjithë e përcaktoni ëndrrën amerikane, ju përfaqësoni më të mirën e asaj që ne të gjithë shpresojmë të jetë ky vend dhe kjo botë”, shtoi Smith.

DeBose u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj si Anita në “West Side Story” në të dyja ceremonitë.

Duke iu drejtuar kolegëve të saj të nominuar në kategorinë ”Critics Choice Awards, ajo tha: “Ju jeni të gjithë kaq të lavdishëm, ju më frymëzoni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb