Blerësit janë tashmë në gjendje të shijojnë makinat e tyre të reja të fabrikën futuriste të Volkswagen-it, në qytetin lindor gjerman të Dresdenit, pas një pauzë katërjavore për shkak të koronavirusit.

”Automjetet po dezinfektohen plotësisht para dorëzimit dhe do t’u jepen pronarëve të tyre të rinj në një procedurë pa kontakt”, tha kompania.

Karakteristikat teknike po shpjegohen në një video, ku prodhuesit e makinave shpjegojnë se si funksionon makina.

Në një shenjë tjetër shpresë për gjigantin automobilistik të Gjermanisë, Volkswagen rifilloi sot prodhimin e brendshëm në uzinën e tij, në Zwickau.

“Shëndeti vjen para sasisë”, tha Reinhard de Vries, kreu i teknologjisë dhe logjistikës për Volkswagen në shtetin gjerman të Saksonisë, ku ndodhet uzina.

”Fillimisht, 50 automjete do të ndërtohen në një turn në ditë, që është rreth një e treta e kapacitetit të zakonshëm”, tha ai.

Ndërmarrja thotë se ka vendosur higjienë gjithëpërfshirëse dhe masa distancuese sociale në mënyrë që të mbrojë mirëqenien e 1 500 punëtorëve që po kthehen në punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: