Prej kohësh flitej për një transferim të Thomas Strakoshës në Premier League. Gardiani kuqezi, me mirëkuptimin e Edy Reja-s, nuk u grumbullua këtë qershor me ekipin përfaqësues pasi këto ishin ditë të rëndësishme për të vendosur të ardhmen e tij.
Strakosha u largua falas nga Lazio për të nisur një aventurë të re në ishull. Në garë për të siguruar shërbimet e tij ishin dy ekipe Newcastle dhe Fulham, sipas The Sun tashmë nuk ka asnjë dyshim:

Fulham ka bindur portierin shqiptar duke gjetur akordin total. Tani mungon vetëm zyrtarzimi i këtij transferimi që sipas The Sun është vetëm çështje orësh.
(BalkanWeb)