Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo debutoi mbrëmë në pakinën kuqezi, në atë disfatë 1-0 ndaj Polonisë. Jehona për teknikun brazilian ka shkuar deri te The Sun, me median britanike që i ka kushtuar një artikull atij.

“Braziliani e filloi karrierën e tij si futbollit në Korinthinas dhe në vitin 1999 u transferua tek Arsenali duke luajtur 80 ndeshje në dy sezone. Më pas shkoi në Spanjë në ekipin e Selta Vigos. Dhe në 2004-ën u transferua tek Barcelona aty ku ndihmoi katalanasit të fitonin tre herë La Ligan dhe dy herë Championsin në vetëm pesë sezone. Karriera e tij si futbollist përfundoi në  vitin 2010 pas një sezoni tek Mançester Siti. Dhe ky person nuk është tjetër veçse Silvinjo. Ai tani ndodhet në krye të ekipit kombëtar të Shqipërisë pas periudhave menaxheriale në Lion dhe Korinthians.

Ndihmësi i tij është ish-ylli i Mançester Sitit dhe Argjentinës, Pablo Zabaleta. Dyshja bënë debutimin e tyre si menaxherë në Shqipëri në humbjen e mbrëmshme 1-0 ndaj Polonisë në kualifikueset e Euro 2024.

Silvinjo bëri një lëzivje teknike të shkëlqyeshme. Ai kontrolloi bukur një top që ra nga qielli me një prekje të shpejtë të këmbës. Dhe këtë e bëri teksa ishte i veshur me një kostum duke qëndruar në vijën anësore”, shkruante The Sun.

2024 Group E Qualifying Soccer 805984862
2024 Group E Qualifying Soccer 805984862

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: