Mundësia që kriminelët shqiptarë të hyjnë në Britaninë e Madhe pas anëtarësimit të vendit tonë në BE është një kërcënim, të cilin mbështetësit e Brexit parashtrojnë përpara qytetarëve, në mënyrë që këta të fundit të votojnë pro daljes nga unioni.

Gazeta “The Sun” publikon lajmin e arrestimit të një shqiptari me drogë, i cili gjashtë javë më parë ishte refuzuar të hynte në territorin britanik.

“21-vjeçari Pashk Kolicaj ishte nën shoqërinë e një bashkëkombësi Ened Molla, 27 vjeç, kur Agjencia Kombëtare e Krimit goditi një grup të trafikut të drogës. Arrestimet vijnë në një kohë kur anëtarë të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, si Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, dhe Sekretari i Drejtësisë, Michael Gove kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me kërcënimin e Britanisë së Madhe nga bandat që vijnë nga Shqipëria, një vend që po kërkon të hyjë në BE”.

Gazeta “The Sun” mundi të provojë se 21-vjeçari ka tentuar të hyjë në Britani në aeroportin Stanstead, në Essex, gjashtë javë më parë, por u kthye mbrapsht.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb