Me kalimin e viteve Rita Ora është bërë një emër i njohur falë karrierës së saj si këngëtare dhe yll i televizionit.

Por disa fansa mund të mos e dinë historinë e saj të pabesueshme familjare, e cila përfshin arratisjen nga vendi i saj i lindjes si fëmijë.

Ky ka qenë përshkrimi që tabloidi britanik The Sun, i ka bërë së fundmi artistes shqiptare duke elaboruar historinë e saj dhe vendin e origjinës.

Kush janë prindërit e Rita Orës?

Rita 1
Rita 1

Rita Ora ka lindur më 26 nëntor 1990 nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.
Babai i saj raportohet se është pronar i një pijetore në Londër dhe ka studiuar më parë për ekonomi.

Çifti kanë tre fëmijë së bashku, Elenën, Ritën dhe Donin.

Rit1 2
Rit1 2

Ndërkohë, nëna e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Ajo u thirr në vijën e parë të frontit gjatë përhapjes së madhe të pandemisë së koronavirusit në pranverën e vitit 2020.

Vera tha: “Për shkak të presionit mbi NHS-në, do të më kërkohet të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar ekipin emergjent dhe departamentet e tjera”.

Rita Me Mamane
Rita Me Mamane

“Është një kohë shumë e rrezikshme dhe jo të gjithë janë të sigurt dhe qëndrojnë në shtëpi, pasi ne jemi të mbingarkuar me pacientë që vijnë dhe i vënë të gjithë në rrezik”.

Vera iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2005 pasi u diagnostikua me kancer gjiri në moshën 39-vjeçare.

Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa shumë ngjajnë Rita dhe mamaja e saj.

Nga është Rita Ora?

Rita Ora
Rita Ora

Rita ka lindur në Prishtinë, Kosovë (Ish-Jugosllavi në kohën kur lindi këngëtarja), me të dy prindërit me prejardhje shqiptare.

Ajo kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Kosova atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Millosheviç po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.

Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?

Rita Haradinaj
Rita Haradinaj

Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi serb” ndërsa familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që u arratisën nga vendi gjatë një lufte dhjetëvjeçare.

Ajo e viziton Shqipërinë dhe Kosovën sa më shpesh që të mundet, madje është emëruar ambasadore nderi e Kosovës në Ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Në vitin 2016, Rita pranoi se shpesh ngatërrohet për pamjen e saj dhe njerëzit e ngatërrojnë me etni të tjera për shkak të ngjyrës së lëkurës, e cila është pak më e errët.

Një gazetar i ishte referuar këngëtares duke i thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”.

Dhe Rita ishte përgjigjur: “Zakonisht të gjithë e bëjnë. Mund të jem edhe unë. Por jo, unë jam shqiptare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb